Drafti i Kodit të ri Penal, Agim Baçi: Ka nene që vetë BE i ka refuzuar

Analisti dhe gazetari Agim Baçi teksa analizon draftin e ri të Kodit Penal, thotë se disa prej ndryshimeve të propozuara, veçanërisht ato që lidhen me lirinë e shprehjes, përbëjnë rrezik për demokracinë dhe bien ndesh me Kushtetutën.

”Do të komentoj pjesën e cenimit të lirisë së shprehjes në Kodin e ri Penal. Mendoj se është antikushtetuese dhe e rrezikshme”, tha Baçi duke theksuar se qeveria duhet të jetë e hapur ndaj kritikës, pasi përfaqëson qytetarët dhe është në shërbim të tyre.

Për të liria e shprehjes është një nga parimet themelore të demokracisë dhe nuk mund të kufizohet me ligje që ndëshkojnë mendimin apo ironinë qytetare. ”Ndoshta nuk e kanë kuptuar që një nga gjërat më thelbësore në demokraci është edhe t’ia fusësh kot. Nuk do të thotë që ai qytetari ka të drejtë gjithnjë, por humori apo sarkazma e tyre është një mënyrë e përballjes së tyre me qeverisjen”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baçi shtoi gjithashtu se disa nga nenet e përfshira në draft janë refuzuar më parë edhe nga vetë Bashkimi Europian dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe shoqërisë civile që të kundërshtojnë çdo tentativë për të kufizuar fjalën e lirë, duke theksuar se shpifja duhet të ndëshkohet, por jo në dëm të lirisë së shprehjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?