Drafti i Kodit të ri Penal, kreu i avokatëve: Është inkuizitor

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se hartimi i një Kodi tërësor të ri Penal është i nxituar. Sipas tij, ka munguar puna përgatitore, që do të mirëorientonte edhe debatin cilësor mbi dokumentin e propozuar.

Kundër Kodit të ri Penal të propozuar u rreshtua edhe komuniteti i avokatëve. ”Ky proces kërkon më shumë përgatitje dhe përfshirje të gjerë të profesionistëve të drejtësisë”, tha avokati Maksim Haxhia.

Drafti i Kodit të ri Penal u prezantua nga Ministria e Drejtësisë më 25 korrik. Projekti përmban 952 nene, më shumë se trefishi i Kodit aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?