Drafti i PS-së për listat e hapura dhe koalicionet në Kuvend me 1 ose 8 tetor

Një ditë pas dështimit të konsensusit politik në Këshill duket se mazhoranca po përgatitet dhe për skenarin e miratimit të reformës zgjedhore pa opozitën.

Më herët Gjiknuri dhe Balla kanë paralajmëruar se nëse opozita jashtëparlamentare nuk sjell propozimet e saj, drafti i PS do të kalojë në Kuvend.

Për miratimin e kodit të ri zgjedhor duhen 84 vota, pra do të nevojiten edhe votat e pakicës në Kuvend.

Sot është zhvilluar dhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku është vendosur që drafti i PS me amendimet për kodin zgjedhor dhe i Rudina Hajdarit që do të depozitohet sot në Kuvend do të shqyrtohen nga Komisioni i Ligjeve dhe me datë 1 ose 8 tetor do të miratohen në Kuvend.

Opozita e bashkuar e ka kundërshtuar draftin e PS për koalicionet dhe hapjen e listave, duke kërkuar që më parë të marrin eskpertizën e OSBE-ODIHR.

Por Damian Gjiknuri refuzoi të firmosë kërkesën e opozitës drejtuar OSBE-ODIHR.

SHKARKO APP