Drejt “Euro 2024”: Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i Kombëtares shqiptare të futbollit
Ndërsa Kombëtarja Shqiptare e futbollit po bëhet gati për “Euro 2024” dhe sytë dhe zemra e shqiptarëve janë fokusuar te kjo ngjarje e madhe historike, Vodafone Albania do të vijojë mbështetjen e saj edhe për 3 vjet të tjera si Sponsor Gjeneral i Kombëtares shqiptare të futbollit.
“Ne jemi Një” do të vazhdojë të jetë slogani shoqërues i mbështetjes dhe bashkëpunimit që Vodafone Albania do të ketë me Kombëtaren shqiptare të futbollit, duke theksuar angazhimin e saj për të qenë në çdo kohë pranë skuadrës së zemrës së shqiptarëve, për të gjithë shqiptarët.
Kontrata e sponsorizimit për 3 vitet në vazhdim, që vjen pas një mbështetjeje të suksesshme 6-vjeçare mes palëve, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka.
Gjatë ceremonisë së rinovimit të bashkëpunimit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, falënderoi Vodafone Albania për mbështetjen: “Për Federatën Shqiptare të Futbollit sot është një ditë e rëndësishme. Jemi bashkë me partnerin tonë historik të futbollit për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm që kemi pasur deri sot.
Marrëdhënia me Vodafone ka qenë jo vetëm shumë bashkëpunuese, por na ka sjellë edhe fat, sepse jemi pjesë e finaleve të “Europianit 2024”. Jam i sigurt se ky bashkëpunim do të jetë përsëri i frytshëm në të ardhmen. Uroj që me Vodafone të jemi edhe në Kampionatin Botëror 2026 e në vazhdim. Dua të falënderoj për bashkëpunimin CEO-n e Vodafone Albania, administratën e Vodafone dhe atë të Federatës së Futbollit.”
Bashkëpunimi i suksesshëm me Kombëtaren e Futbollit u konfirmua edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz. “Filluam të sponsorizojmë Kombëtaren e Futbollit rreth gjashtë vite më parë dhe së bashku kemi tejkaluar shumë sfida. Sfidat, djemtë e Kombëtares na i përkthyen me fitore.
I shpreh përgëzimet e mia skuadrës kuq e zi për profesionalizmin dhe kualifikimin në “Euro 2024”. Ne si Vodafone jemi të lumtur ta vazhdojmë këtë bashkëpunim e ta bëjmë edhe më të suksesshëm tre vitet në vazhdim. Në të ardhmen e afërt shqiptarët do të përjetojnë eksperiencën 5G përreth stadiumit, e mundësuar vetëm nga Vodafone Albania.”