Drejt Milanos 1 ton drogë, ndalet në Durrës, arrestohen 3 persona
Një sasi prej 1 ton drogë e llojit kanabis sativa është bllokuar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.
Droga u gjet e fshehur në një trajler të ngarkuar me lëndë drusore. Sasia e drogës është kapur gjatë kontrollit që ushtroi policia e kufirit. Tre vetë janë vënë në pranga, por po hetohet për një përfshirje më të gjerë në këtë rrjet. Kjo sasia më e madhe e drogës e kapur kohët e fundit, e distinuare për tregti.
Menjëherë pas konstatimit të lëndës narkotike, policia ndaloi drejtuesin e trajlerit Ervin Pëllumbi, 36 vjeç, banues në Laprakë. Po ashtu është vënë në pranga edhe pronari i mjetit shtetasi Albert Doku, 51 vjeç, banues në Tiranë dhe Gani Bushati, 55 vjeç, lindur dhe banues në Bushat të Shkodrës.
Mësohet se trajleri i ngarkuar me drogë në Bushat do të udhëtonte drejt Italisëe, nëpërmjet tragetit të linjës Durrës-Ankona, ku destinacionin final kishte Milanon.
KOHA JONË SONDAZH

