Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Drejt vdekjes me urdhër mbrojtjeje! Vrasja e Manjola Cukut, një tjetër klithmë për reagim

Aktualitet E enjte, 6 Shkurt 2020 12:13
Drejt vdekjes me urdhër mbrojtjeje! Vrasja e Manjola Cukut, një tjetër klithmë për reagim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vali Qyrfyçi

Ashtu si dhjetëra viktima të tjera të bashkëshortëve, partnerëve, apo ish-bashkëshortëve, edhe Manjola Cuku 33-vjeçarja që humbi jetën natën e 1 shkurtit kishte një urdhër mbrojtjeje ndaj dhunës bashkëshortore të lëshuar nga gjykata Urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes, lëshuar nga gjykata me kërkesë të viktimës më 19 janar të këtij viti, nuk mundi ta mbrojë atë. Tre fëmijët e mitur nga 2 deri në 10-vjeç u përballën me sherrin mes prindërve dhe trupin e përgjakur të nënës së tyre, dashurinë e së cilës nuk do ta kenë më.

Një tjetër grua e vrarë vë në dyshim efikasitetin e urdhrave të mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje. Mjetet ligjore dhe mekanizmat mbrojtës vazhdojnë të mos ofrojnë mbështetjen për të cilat janë krijuar, ndërsa shoqëria mjaftohet me keqardhje, statuse në rrjetet sociale që ndonjëherë rëndojnë më tej dhe viktimën duke synuar të gjejnë “arsyet” që e shtynë burrin drejt krimit. “Pronësia” mbi gruan nga ata burra që ndjehen qenie superiore vazhdon të rëndojë situatën e grave brenda mureve të shtëpisë. Në këtë rast, nuk ishte shkak gjendja e vështirë ekonomike siç rëndom thuhet se ushqen dhunën në familje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jo, si në shumicën e rasteve ishte xhelozia e sëmurë dhe ndjenja e përkatësisë. Dhe në fund, kur ka dhe një akt pendese nga krimineli, ai nuk ka lidhje direkte me gruan. Nuk është për jetën që i mori barbarisht një njeriu, gruas me të cilën ndau vite dhe pjesën më të bukur të jetës, po pendesa në ato momente kthjelltësie i atribuohet vetëm fatit të fëmijëve. Shoqëria hesht, shteti hesht. Të gjithë, shpesh i quajnë të tepërta ngritjet e zërit nga organizatat e shoqërisë civile për dhunën në familje. Harxhim, keqmenaxhim fondesh. Siguria e gruas është e nëpërkëmbur, ndërsa fushatat ndërgjegjësuese ndër vite e kanë bërë më të qartë situatën. Problematikën e mprehtë të saj. Po sërish paragjykimet bien mbi të dhunuarat. Madje dhe në vdekje. Sot bashkëshorti vrasës tha se gruaja e tradhtonte. Ishte më e re dhe e bukur. Ai mungonte shpesh në shtëpi për shkak të punës në Greqi. Kaq mjaftonte për ta marrë të mirëqenë dyshimin që shkon në krimin më të rëndë njerëzor. Gruaja e tradhtonte brenda në shtëpinë e tyre. Në prani të fëmijëve…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është për të vendosur kujën. Urdhrat e mbrojtjes nuk mbrojnë. Në shumë raste nxisin dhunuesin drejt krimit. Një shoqëri e tërë është në zgrip. Lëngon brenda katër mureve që duhet të ofrojnë hapësirën më të sigurt e të paqtë për çdo grua. Klithmat e viktimave të këtyre tri dekadave të fundit duhet të na shkundin të gjithëve. Viktimat janë gra e vajza, ashtu si dhe vrasësit e tyre, i përkasin të gjitha shtresave të shoqërisë, të gjitha niveleve të arsimimit e gjendjes social-ekonomike. Gjendja është kritike dhe duhet të na shkundë të gjithëve nga të perceptuarit si një dukuri që s’na përket të gjithëve. Dënimet e dhëna ndaj dhunuesve duhet të jenë maksimale. Urdhrat e mbrojtjes të zbatohen, të ndiqen nga autoritetet përgjegjëse, inspektorët zonalë të policisë, përmbarimi nëse po respektohen.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 6 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Mekanizmat mbrojtës të raportojnë dhe ofrojnë mbështetjet e kërkuara dhe jo vetëm të mblidhen në takime të pafrytshme mujore. Shoqëria të protestojë bindshëm për t’i dhënë fund kësaj. Shteti s’duhet të heshtë më i strukur në burokracitë e veta dhe raportimet e bujshme mbi nismat ligjore që vdesin në kode dhe letra. E gjithë shoqëria duhet të reagojë fort ditë pas dite për të çrrënjosur gjëmën që ndodh çdo ditë dhe përfundon me krime makabre. Të gjithë për të çrrënjosur mentalitete, të konsideruarin e dhunës familjare si çështje private; për të çrrënjosur ato mënyra të gabuara edukimi, që ende vazhdojnë, në rritjen e djemve si qenie superiore në familje, fjala dhe aktet e të cilëve duhen thjesht pranuar, në të kundërt të pret kosa e vdekjes.

Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet kundër një dhune që vijon të gjenerojë krim, familje, breza të traumatizuar, të pasigurt dhe të shenjuar në dhembje pafund me pasoja për të gjithë shoqërinë.

Etiketat e lidhura

Manjola Cuku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 6 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.