Drejtoresha e Arsimit Vlorë, fushatë PS-së me nxënësit e shkollave

 

Teksa dje kryetarja e KQZ Lefterie Luzi u bënte thirrje partive politike që të ndalojnë fushatën deri në 22 maj, në rrethe fushata vazhdonte me ritmin e saj normal.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo drejtoresha e Arsimit Vlorë ka nxjerrë nxënësit e shkollave për fushatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç raporton Balkanweb Albana Hodaj kishte nxjerrë disa klasa në takimet e kandidatit të PS për kryebashkiak Dritan Leli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotot ajo i ka hedhur edhe në FB por i ka fshirë disa orë më pas.

Hodaj shkruante në FB se kishte shkuar me nxënësit për t’i kërkuar kandidati për kryebashkiak më shumë hapësira dhe kënde sportive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?