Drejtoresha e ISHP, Albana Fico: Nuk është e vërtetë që jemi të pa përgatitur, kemi skenarë deri në pandemi

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico deklaron se nuk është e vërtetë që Shqipëria nuk është e përgatitur për ardhjen e koronavirusit.

Në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ajo tha se ka skenarë deri në pandemi për këtë virus të ri.

Albana Fico: Mjafton që të hapni sajtin e ISHP dhe do të gjeni informacion të përditësuar. Nuk është e vërtetë që jemi të pa përgatitur. Këto janë skenarët, deri në pandemi. Nëse ke një pacient zero, ti duhet të dish fillimisht se çfarë kapacitetesh ke dhe pacienti i parë do të shtrohet te Infektivi. Sot që flasim aty kemi 85 shtretër, plus 4 reanimacioni dhe 12 urgjencë. Kur hyn në sekondën  e parë ky pacient vendi ose shtrati ku ai do të shtrohet në varësi të gjendjes, ku thamë se 98 % të këtyre pacientëve shërohen, do të shkojë në këtë pavion. Rastet e rënda do të shkojnë në reanimacion. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?