Drejtori i ARRSH inspekton punimet në aksin Papër-Ura e Grykshit, projekti arrin 61% realizim
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektoi ecurinë e punimeve në aksin rrugor Papër- Ura e Grykshit, pjesë e Korridorit VIII. Segmenti rrugor me gjatësi rreth 8 kilometra dhe i ndarë në tre faza, nis pranë kryqëzimit të Cërrikut dhe përfundon në zonën e Grykshit të Madh.
Projekti parashikon ndërtimin e tre urave, dy nënkalimeve, si dhe realizimin e tombino box dhe një rrethoreje, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë rrugore në këtë aks.
Kozeli tha se përfunduar hapja e trasesë së rrugës në të tre fazat e projektit, ndërsa është realizuar edhe vendosja e një pjese të trarëve të urave. Punimet po vijojnë me vendosjen e trarëve të tjerë dhe ndërtimin e veprave të vogla të artit, duke avancuar çdo ditë realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës rrugore.
KOHA JONË SONDAZH

