Drejtori i Burgjeve vizitë zyrtare në Amerikë, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe drejtësisë

Me ftesë të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Byrosë Kundër-Terrorizmit të Departamentit të Shtetit (ICITAP), Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose së bashku me ekipin e tij kanë marr pjesë në Konferencën e vitit 2024 të Shoqatës Korrektuese Amerikane, e cila po zhvillohet në Nashville, Tennessee, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo konferencë është një nga ngjarjet më të rëndësishme globale, ku diskutohen sfidat dhe mundësitë e sistemeve korrektuese në fushën e menaxhimit dhe reformës së sistemit korrektues.

Qose u takua me Stephen Fields, asistent i Drejtorit të Përgjithshëm të ICITAP-it për të folur mbi mundësitë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?