Drejtori i Emergjencave të Elbasanit: Në terren forcat e shërbimit publik

Papritur vendi nga një sezon veror që po shkonte drejt fundit, zyrtarisht kaloi në stinën e vjeshtës. Qyteti i Elbasanit dhe i Beratit është goditur nga stuhitë. Në qytet ka patur edhe reshje breshri e rrëshqitje dherash që kanë bllokuar rrugët.

Qyteti i Elbasanit është goditur nga stuhia. Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e këtij qyteti, Taulant Sinani, në një prononcim për mediet, ka thënë se situata nuk është aspak emergjente megjithatë bahskia dhe emergjencat e qytetit kanë marrë të gjitha masat për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe bodrumeve nga uji.

“Rreth orës 16:20 kemi patur reshje intensive te shoqëruar edhe me breshër për rreth 30 minuta. Kjo zonë ose siç quhet ndryshe zona e Teqes ka një problematike të veçantë pasi sistemi i kullimit nuk funksionon por edhe është nën nivelin e kolektorëve qendror. Pavarësisht se tre muaj më parë në kishim një situatë të ngjashme nuk kemi përmbytje përjashtim dy familjeve. Problemi është të kanalizimi do bëjmë ndërhyrje që të mos behët më kështu. Tashmë falë ndërhyrjeve situatat nuk përsëriten me përmbytjet. Aktualisht kemi nxjerrë në terren skuadrat e agjencive të shërbimeve publike përfshirë edhe fadromat komplet stafi i zjarrfikësve dhe nuk kemi asnjë problem apo situatë emergjente. Edhe stafi është në shërbim në 24 orë. Gjendja nuk ka për tu rënduar. Edhe nga shërbimi meteorologjik kemi info”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?