Drejtori i hekurudhës për rrëshqitjet e dheut në aksin Përrenjas-Librazhd: Shirat ngarkuan situatën

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho flet rreth situatës së rrëshqitjeve të dherave në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd. Ai tha ndër të tjera se shifrat ngarkuan situatën.

“Në kilometrin 103 në Dragostinjë, si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritja e lumit Shkumbin kemi pasur problematika të shtuara në këtë kilometër. Masivi i asaj zone është aktivizuar 30 vjet më parë. Ky masiv, i ngarkuar me shirat e këtyre katër muajve, bëri të mundur planin rrëshqitës.

Strukturat janë në terren, konsulentët tanë janë prezentë për të zgjidhur problematikën, ne do të marrim hapat tona. Do të marrim masa për mënjanimin e ujërave në atë shpat, shpresojmë që shirat mos jenë prezentë në kohën që operojnë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?