Drejtori i Këshillit Shqiptar të Medias: Ligji anti-shpifje, Rama do t’i vërë gjoba medias
Drejtori i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali ka komentuar ligjin anti-shpifje të qeverisë.
I ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës, Cukali ka sqaruar se ky nuk është një ligj për median, por për AMA-n.
Ai shton se nuk ka të bëjë më shpifjen, por është një mjet ana e qeverisë për të vënë gjoba.
Sipas Cukalit, AMA duhet ta zgjidhë një çështje brenda tre ditësh dhe i jep mundësi edhe një gazetari që të vërë gjoba.
Koloreto Cukali: Ky nuk është një ligj për median, por është një ligj për AMA. Nuk ka të bëjë me shpifjen dhe nuk ka të bëjë me median. I jep AMA një sërë kompetencash që nuk i takojnë. AMA nuk ka mjetet dhe njerëzit dhe besueshmërinë për ta realizuar këtë gjë që kërkon ligji. I kërkon AMA-s një gjë që ta zgjidh për 3 ditë, ndërkohë gjykata do muaj. Vetëm nëse AMA bëhet gjykatë mund të ndodhë kjo. Te ama vjen dikush pa trajnim, edh gazetar, mund të gjobisë media dhe t’i falimentojë.
Në një rresht të ligjit thotë se gjoba që vë AMA ekzekutohet mbas dy ditësh. Qeveria nuk mund të thotë se ky lajm është i vërtetë apo jo. Prania e përfaqësuesve evropianë tregon se Evropa nuk është dakord me këtë ligj.
ERTV mund të thotë ç’të dojë, por ama nuk e kap, është vetëm për mediat online. Edhe nëse je politikan dhe flet në parlament dhe sërish ky ligj nuk të kap.
Cukali ka përgënjeshtruar kryeministrin Rama, duke thënë se Gjermania nuk ka një ligj të tillë, por ka një ligj që kalon nga gjykata, jo nga AMA.
Cukali ka shtuar se gjoba ekzekutohet menjëherë nga përmbaruesit, duke falimentuar kështu një media.
Koloreto Cukali: Gjermania nuk ka një ligj si ky, kryeministri gënjen kur e thotë këtë. Në gjermani ka një ligj për media, që e zbaton gjykata dhe jo AMA. Është një ligj me të cilin ti shkon në gjykatë, jo diku tjetër. Ne kemi ligj për shpifjen. Biles Rama ka shkuar nja 20 herë në gjykatë, por vetë thotë se nuk kemi kohë të presim gjykatën.
Gjoba ekzekutohet menjëherë nga përmbarimi, pra që të ta marrë lekun tani, pastaj shko në gjykatë dhe gjej të drejtën pas 3 vitesh, por ti ke falimentuar. E gjitha kjo do të zgjidhet me telefona, ose hiqe shkrimin ose të vjen gjoba. Pushteti në Shqipëri mund të ndërhyjë drejtpërdrejt në atë që shkruajnë mediat. Do i shërbejë disa njerëzve në politikë, do tu mbyllë gojën disa gazetarëve.