FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drejtori i Kufirit: Vitin e fundit në Shqipëri janë kapur mbi 11 mijë emigrantë të paligjshëm

Kreu i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj, thotë se në vitin e fundit në Shqipëri janë futur rreth 11 mijë emigrantë të paligjshëm, 50% e tyre janë përsëritës.

“Rreth 11 mijë shtetas të huaj që janë të evidentuar, të përpunuar, disa janë me urdhër largimi, ose azil, 50% e tyre janë përsëritës. Ato që marrin urdhrin e largimit dhe prap kapen në kufirin e gjelbër. Kemi përballuar 2019 që u përballëm me një fluks shumë të madh dhe na mësoi dhe jemi më të përgatitur. Të gjithë kërkojnë azil dhe ne u bëjmë procedurat, por nëse shohim nuk i gjen më Shqipëri. U japim azil në Tiranë, pas një jave i gjejmë në Kukës për të shkuar në Kosovë”, tha ai në Report Tv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?