Drejtori i Pergjithshem i Policisë: Eksplozivi në Tiranë? Po hetojmë edhe personat që duan destabilitet

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi në një konferencë për shtyp përmend emrat e Falkones dhe Borselinos, dy njerëzit e ligjit që luftuan mafian në Itali, dhe tha se krimi po godet sepse shteti i ka mbyllur rrugët.

“Dy shpërthimet, ai te Farmacia e Bashkim Tahirit dhe ekskplozivi i vendosur pranë stacionit të autobuzit, dyshojmë se kanë lidhje me njëri tjetrin” tha Didi duke lidhur dy ngjarjet dhe duke i konsideruar ato një akt të pastër terrorist.

“Jemi në rrugën e duhur të hetimeve. Eshtë një grup i madh, policia dhe prokuroria, antiterrori dhe shumë ekspertë po punojnë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve”, tha Didi.

“Hetimet tona janë orientuar edhe tek ata që kanë urdhëruar këto veprime. Policia thekson se është e vendosur të luftojë krimin dhe garanton se do t;i zbulojë dhe do t'i çojë para drejtësisë. Sigurojmë qytetarët se jemi në krye të situatës. Policia e shtetit kërkon bashkëpunimin e gjithë qytetarëve për të zbuluar autorët dhe të qëndrojmë në një mjedis sa më të sigurt”,  tha Didi.

Kur u pyet nëse i referohet për “persona” apo “organizatë” ndonjë partie politike, Didi anashkaloi pyetjen duke deklaruar se në hetim “janë edhe ata persona të cilët mund të jenë të interesuar për një situatë destabiliteti”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha detaje të orareve, lëndës plasëse dhe çfarë kanë gjetur në terren grupet e hetimit.

Për të parë deklartën e plotë të Drejtorit të Policisë klikoni këtu

SHKARKO APP