
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dorëzuar dorëheqjen nga pozicioni që mbante, për arsye familjare.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është caktuar përkohësisht Armir Gjikolaj.
