Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Drejtori i Policisë, Hita thirrje efektivëve: Goditni drogën, armët dhe krimin! Asnjë tolerim për shkelësit e rrugës

Aktualitet E martë, 19 Maj 2026 14:34
Drejtori i Policisë, Hita thirrje efektivëve: Goditni drogën, armët dhe krimin! Asnjë tolerim për shkelësit e rrugës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar takime në drejtoritë vendore të Policisë Fier dhe Gjirokastër dhe në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër. Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga efektivët, angazhim maksimal për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e paligjshmërive dhe ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve të qytetarëve.

Ai kërkoi punë intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe të krimeve të tjera mjedisore, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim. Drejtori u ndal edhe në çështjen e sigurisë në shkolla dhe kërkoi angazhim maksimal të strukturave policore, deri në përfundimin e vitit shkollor, për monitorimin e perimetrit të sigurisë dhe të territorit në afërsi të shkollave, nga agjentët e Policisë Kriminale dhe Patrullat e Përgjithshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike dhe parandalimin e përdorimit të automjeteve nga të rinjtë e papajisur me leje drejtimi. Po ashtu Hita u ndal dhe te sezoni turistik dhe ka kërkuar nga shërbimet e Policisë, performancë, sjellje, etikë, komunikim, angazhim maksimal dhe reagim në kohë për çdo rast.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Drejtori i Përgjithshëm la një tjetër porosi, që është ndjekja në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve, sado i vogël që të jetë. Ai kërkoi nga shërbimet e Policisë, që t’i ndjekin me përparësi shqetësimet, t’i kushtojnë rëndësi sinjalizimeve për dhunë në familje, konflikteve dhe t’i trajtojnë rastet me profesionalizëm. Drejtori vuri theksin edhe te siguria rrugore dhe kërkoi performancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, monitorim me mjete logjistike bashkëkohore dhe asnjë ndalimin të automjeteve, pa shkak, në akset kryesore nacionale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hita theksoi se në qendrat urbane, Policia Rrugore duhet të angazhohet maksimalisht për ndëshkimin e parkimeve të gabuara që bëhen burim aksidenti ose pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve, për xhirimet e gomave apo zhurmën që gjenerojnë marmidat e modifikuara, për drejtimin e automjeteve, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësinë tej normave të lejuara dhe për çdo shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Gjatë takimit në Gjirokastër, Drejtori i Përgjithshëm la porosi për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, rritjen e bashkëpunimit me homologët grekë, për menaxhimin e rasteve të fluksit të lëvizjeve, duke shtuar sportelet për qytetarët.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 3 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 4 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 4 orësh

Etiketat e lidhura

Skënder Hita
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.