Drejtori i policisë së Elbasanit, Çepe: Tifozët ishin të dehur
Drejtori i policisë së Elbasanit Alfred Çepe është shprehur për mediat pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Skëndërbeu, se policia u afrua tek tifozat për të fikur fishekzajrret e thedhura nga tifozat.
Sipas tij, policia është treguar shumë tolerante dhe për pasojë nga hedhja e stolave ka mbetur i plagosur një punonjës policie dhe një tifoz.
Ndërsa sa i përket tifozes e cila ishte në gjëndje të rëndë, Çepe tha se ajo u friksua nga gjëndja e situatës.
“Policia nuk ka ndërhyrë fare. Jemi treguar shumë tolerantë. Nga hedhja e stolave është dëmtuar një tifoz dhe një policë. Nuk ka të shoqëruar, por jemi duke identifikuar autorët pasi një pjesë e tyre ka ardhur e dehur. Tifozja e Partizanit u friksua nga situata kaotike, pot i’u dha ndihma e parë.” tha Çepe.
KOHA JONË SONDAZH

