Drejtori i Tatimeve, apel biznesit: Përditësoni të dhënat në sistem

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga subjektet përditësimin e kontakteve të tyre, sikurse mund të jenë numrat e telefonit apo adresat e-mail, pasi synon informimin e çdo tatimpaguesi në formë të personalizuar.

Në një dalje për mediat, kreu i këtij institucioni, Enton Duro kërkoi mirëkuptimin e subjekteve, duke qenë se deklarimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Sipas Duros, aktualisht vetëm gjysma e të këtyre të dhënave në database rezulton të jetë e saktë, ndërsa pjesë tjetër ka nevojë që të përditësohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?