Drejtori Proda pret përfaqësuesit e EU4LEA dhe CIVIPOL: Rrisim bashkëpunimin për modernizimin e Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti sot në një takim Francesca Varlese, Menaxhere e Programit në Delegacionin e BE në Tiranë, Giovanni Pasqua, Koordinator Ndërkombëtar i projektit EU4LEA, si dhe Thierry Vignes, Ekspert i Përhershëm Ndërkombëtar për Format Evolutive të Krimit të Organizuar dhe Policinë Shkencore, i emëruar nga CIVIPOL.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi përfaqësuesit për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë ndër vite, që nga misioni PAMECA dhe programi EU4LEA, për rritjen e kapaciteteve profesionale të oficerëve të Policisë së Shtetit, nëpërmjet trajnimeve dhe asistencës teknike.

Ai theksoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë me qëllim rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit dhe forcimin e kapaciteteve operacionale. ”Policia e Shtetit mirëpret çdo asistencë që kontribuon në profesionalizimin dhe modernizimin e strukturave tona”, u shpreh Proda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e EU4LEA shprehën vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për vijimin e projektit në fazën e tij të dytë, EU4LEA 2. Ata garantuan se mbështetja për Policinë shqiptare do të jetë akoma më e madhe në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projekti EU4LEA 2, ndërtohet mbi arritjet e fazës së parë dhe synon të rrisë performancën operacionale të institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ky projekt zbatohet në bashkëpunim nga Ministria e Brendshme italiane, CIVIPOL (Francë) dhe GIZ (Gjermani), me bashkëfinancimin e Bashkimit Europian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?