Drejtoria e Burgjeve: Videoja e shpërndarë për IEVP Fushë-Krujë e pavërtetë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me një video të shpërndarë në rrjetet sociale, e cila është paraqitur si e regjistruar brenda ambienteve të IEVP Fushë-Krujë, duke e cilësuar atë të pavërtetë dhe me qëllim dezinformimi. Sipas IEVP-së, pretendimet e ngritura nga kreu i PD-së Sali Berisha janë të pabazuara dhe dashakeqe, ndërsa sqarohet se në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk ekzistojnë ambiente të tilla dhe nuk lejohet në asnjë rast prania apo konsumimi i sendeve të ndaluara, përfshirë alkoolin.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, pretendime të kësaj natyre synojnë të krijojnë perceptim të gabuar në opinionin publik dhe të dëmtojnë imazhin e sistemit penitenciar. Institucioni nënvizon se gjatë periudhës së fundit janë intensifikuar kontrollet e befasishme dhe masat parandaluese në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit, me rezultate konkrete dhe të verifikueshme në luftën kundër çdo forme paligjshmërie.

“Jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi ende aty ku duam, por vullnetin e kemi të palëkundur”, deklaron Drejtoria e Burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon denoncimin e çdo shkeljeje dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse, por dënon shpërndarjen e materialeve të rreme, të cilat cenojnë besimin publik dhe përpjekjet institucionale për forcimin e sigurisë dhe respektimin e ligjit në sistemin penitenciar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi sot një video, sipas tij, nga burgu i Fushë-Krujës, ku shihet një tavolinë e mbushur me shishe alkooli të llojeve të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?