Drejtues politik nga Elbasani në Shkodër, Boçi: Lëvizje metodike politike! Nuk është çudi

Ish-deputet i PD-së, Luçiano Boçi flet për lëvizjen e tij politike, i cili nga Elbasani u transferua në Shkodër. Boçi tha se lëvizja e tij është metodikë politike, dhe se nuk është praktikuar vetëm nga PD. ”Unë jam dërguar si i deleguari politik në një qark ku vëmendja e PD është e shtuar për shkak të vokacionit që ka Shkodra. Çështja e efiçensës, veprimtarisë sime politike, në Shkodër apo Elbasan ka vlerë relative, jo absolute, varet nga puna, si performojnë kandidatët, si është terreni. Nuk shoh që është çudi. Është metodikë politike. Nuk e ka praktikuar vetëm PD. Ka lëvizje sepse ruhen ekuilibrat. Luan një rol amortizues”, u shpreh demokrati.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?