Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dritan Abazoviç, shqiptari që sonte shkroi historinë si kryeministër i Malit të Zi

Aktualitet E enjte, 28 Prill 2022 20:59
Dritan Abazoviç, shqiptari që sonte shkroi historinë si kryeministër i Malit të Zi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mali i Zi do të drejtohet nga një shqiptar për herë të parë në historinë e vendit. Dritan Abazoviç është zgjedhur sot kryeministri i ri i vendit, duke lënë gjurmën e tij në histori, ndërsa tashmë i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor drejtohet nga 3 shqiptarë, nga 6 vende gjithsej. Abazoviç me Lëvizjen e tij qytetare ”URA”, fitoi zgjedhjet lokale në Ulqin, vendlindjen e tij; më pas shënoi një votëbesim historik duke marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, por për të mos u ndalur me kaq.

Pasi rrëzoi me një mocion mosbesimi qeverinë që vetë e ndërtoi me Zdravko Krivokapiç, Abazoviç u ngrit vetë në pushtet pasi presidenti malazez, Milo Gjukanoviç ia dha mandatin për formimin e qeverisë së re “vagabondit”, siç e kishte quajtur dikur politikanin nga Ulqini, kur ai ishte prej deputetëve më të zëshëm kundër qeverisë së tij në parlamentin e Malit të Zi.

Politikani të cilit nuk i pëlqen nacionalizmi, nuk njihej shumë deri në zgjedhjet e vitit të shkuar, por në Mal të Zi 36-vjeçari kishte krijuar emër, duke u vendosur në mesin e figurave kryesore politike. Mirëpo përpara se të niste vrapin drejt majës së shtetit, Abazoviç ishte aktivist qytetar e bashkëpunëtor i gjatë i organizatave joqeveritare në fushën e të drejtave të njeriut. Ai angazhohej në projekte që kishin të bënin me promovimin e multikulturalizmit në zonat e ish-Jugosllavisë pas luftërave; kishte banuar për pak kohë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa merrte pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Uashington D.C.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vitin 2010, ai e kishte botuar librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Nga po ai vit, Abazoviç ishte punuar si mësues në shkollën e mesme në Ulqin, duke dhënë mësim në lëndën sociologji e kulturës, komunikimit dhe historisë së fesë, ndërsa në kohën e lirë kishte themeluar partinë e tij politike social-liberale “Mali i Zi Pozitiv” në vitin 2012. Koha kaloi shpejt dhe në zgjedhjet parlamentare malazeze të vitit 2012, ai ishte bërë deputeti më i ri në Parlament. Në vitin 2014, pas një ndarjeje në parti, Abazoviç u largua duke shërbyer si deputet i pavarur përpara se t’i bashkohej Lëvizjes URA, të sapothemeluar në 2015, të cilën e udhëhoqi me një sukses të jashtëzakonshëm në vitet pasuese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në zgjedhjet e 4 dhjetorit 2020 me votat e deputetëve nga Fronti Demokratik pro-serb, Lëvizjes URA dhe Demokratëve, duke e lënë Partinë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit në opozitë pas tri dekadash. Mirëpo, po atë vit, kërkoi kërkoi rrëzimin e qeverisë ku bënte pjesë edhe vetë.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 18 minutash
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 20 minutash
Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 7 orësh

Lëvizja Qytetare URA dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që kishin garuar në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të mbajtura në vitin 2020 në kuadër të listës “E zeza mbi të bardhë”, ndërsa më pas bëri një propozim që bëri bashkë edhe faktorin shqiptar në Mal të Zi. Kjo pasi mori mbështetje edhe nga lideri i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe ai i Koalicionit Shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Xheka. Të njëjtën e ka bërë edhe Ervin Ibrahimoviç, lideri i Partisë Boshnjake.

Drejtimi i dikasterit të Ministrisë së Brendshme nga ana e tij nuk kaloi pa debate. Fillimisht me përplasjen e fuqishme që për pak sa nuk shkaktoi luftë civile në Cetinje, ku u prit Patriarku Ortodoks serb Porfirije dhe Mitropoliti i ri i Malit të Zi, Joanikije. Po ashtu, si shqiptar në Mal të Zi, nuk ishn të paktat incidentet kur kombësia e tij përdorej në konotacion negativ.

“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë,”- i tha në sy një protestues Abazoviçit. Por edhe vetë, ai nuk i ka ndihmuar ndonjëherë kritikat ndaj tij. Përveç faktit që e cilëson të mbyllur punën e njohjes së Kosovës, një realitet që për të ndryshon, Abazoviç u kthye në personazh kur tha se prindërit e Skënderbeut ishin sllavë ose serbë dhe se ishte kundër një busti në Ulqin. Mirëpo për deklaratën kërkoi falje dhe shtoi se ishte e gjitha një keqkuptim.

Ardhja e tij në krye të shtetit duket se do të ndryshojë ujrat në rajon. E para, ai nuk ka marrëdhënie të mira me Serbinë, kjo edhe për shkak të kombësisë së tij, por ka treguar një qasje të hapur ndaj “Open Ballkan”, duke e cilësuar si një nismë që nuk duhet nënvlerësuar pasi është e ardhmja e rajonit.

Etiketat e lidhura

Dritan Abazoviç
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 18 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 19 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 20 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.