Dritan Abazoviç zgjidhet kryeministër i Malit të Zi, Edi Rama: Tre kryeministra shqiptarë në Ballkan

Shqiptari Dritan Abazoviç zgjidhet kryeministër i Malit të Zi. Urimi i parë ka ardhur menjëherë nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se nga 6 shtete të Ballkanit, 3 janë kryeministra shqiptarë. Në mesazhin e tij, Rama thotë se duhet që të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë.

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi!Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”, shkruan Rama.

Qeveria e re e Malit të Zi, me në krye kryeministrin shqiptar Dritan Abazoviç ka marrë votat e nevojshme në parlament këtë të enjte. Abazoviç tha se Mali i Zi ka potencial të lartë për turizëm prandaj qeveria do të bëjë gjithçka që sezoni turistik të zgjasë më shumë. Po ashtu Abazoviç tha se mbi 70% e të rinjve duan të largohen prandaj do të hartojnë një Strategji të re për Rininë për periudhën 2022-2026.

SHKARKO APP