Dritan Dajti në ish-Bllok, stafi i burgut nën hetim
I dënuar me 4 burime të përjetshme dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burgim për vrasjen e katër policëve, Dritan Dajti ju ka hapur probleme edhe efektiveve të policisë së burgjeve. ShÇBA ka kallëzuar ne prokurori emrat e efektiveve të policisë së burgjeve.
Prokuroria nisi hetimet për dyshimet e shpërdorimit të detyrës ndaj disa ish-zyrtarëve të policisë së burgut të Peqinit dhe efektivëve të policisë së burgjeve që dyshohen se kanë shkelur detyrën pasi shoqëruan për vizita mjekësore në Tiranë Dritan Dajtin. Nga shkresat e sekuestruara rezulton se vizita e Dritan Dajtit në Tiranë ishte aprovuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve referuar dëshmisë së shefit të policisë Peqin, Hysni Ndreu.
Ai ka deklaruar se institucioni qendror ishte njoftuar për shoqërimin nën masa të rrepta sigurie drejt kryeqytetit. Hetimi nisi pas gjetjeve të shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve që konkludon se të dyshuarit e kanë dërguar Dajtin për dy konsulta në klinika private duke shmangur spitalet shtetërore. Njëri nga mjekët e burgut që është nën hetim, deklaron se i burgosuri ka shprehur shqetësime shëndetësore sikurse dhimbje koke dhe çrregullime me shikimin.
Mjeku që kishte firmosur sipas tij një konsultë tek okulisti të cilën Dajti kishte kërkuar ta kryente në një klinike private në Tiranë. Më tej të burgosurit i është lejuar edhe një konsultë në një klinikë për alergjinë. Por nga shkresat e sekuestruara rezulton se për këto vizita është vënë në dijeni edhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve me një shkresë me protokoll 1026. Prokuroria thotë se njësia operacionale e burgjeve rezulton t’i ketë marrë të gjitha masat e duhura për vizitën mjekësore të Dajtit, ku fillimisht ai është ndaluar pranë poli-ambulancës pranë 21 dhjetorit.