Dritan Dajti operohet në QSUT, rikthehet në spitalin e burgut brenda ditës

Dritan Dajti i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në ambientet e QSUT. Ai është dënuar për vrasjen e katër policëve dhe u paraqit nën masa të rrepta sigurie, ku mjekët kanë kryer operacionin për gurët në veshka.

Mësohet se operacioni është kryer brenda ditës dhe duke parë gjendje shëndetësore të mirë të Dajtit, ai është dërguar përsëri në spitalin e burgut, për rehabilitim.

Dritan Dajti, autor i vrasjes së katërfishtë ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqte burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg. Dajtit i kanë mbetur vetëm 15 vite.

SHKARKO APP