Dritan Goxhaj ulet këmbëkryq para policëve te Kuvendi: Mos na provokoni
Policia ka krijuar kordon para Kuvendit si dhe ka mbërritur edhe makina me ujë, ndërsa pritet të nisë seanca plenare e planifikuar për sot. Protestuesit janë afruar dhe kërkojnë që të mos pengohen duke iu drejtuar efektivëve që të mos i provokojnë.
Në pamje shihet një prej organizatorëve të protestës, Dritan Goxhaj, i cili ulet këmbëkryq para efektivëve dhe nuk pranon të lëvizë. Deputetët kanë nisur të futen në Kuvend, ku e para ka kaluar e pashqetësuar Mesila Doda e PDIU, e më pas Evis Kushi dhe Iris Luarasi.
KOHA JONË SONDAZH

