Dritan Leli, i pari trim në PS që kundërshton dhe sfidon kryeministrin
Nga Herion Mesi-
-Diçka po thurr PS-ja e cila ka filluar fushatën nëpër bashki. Mundet gjykata kushtetuese të vendosë për mos njohjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, pra duhen zgjedhje të reja. Por gjithashtu flitet koridorëve të Rilindjes se vetë kryeministri është i interesuar të zhvillojë zgjedhje vendore pranverën e ardhshme që ti jap diçka Lulzim Bashës nga torta e pushtetit. Me këtë rast Rama heq qafe kryebashkiakun e Vlorës apo edhe ndonjë kryebashkiak që synonte ti zinte vendin si kryetar në PS, nëse humbiste zgjedhjet me 25 prill.
Zyrtarisht kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk është më në PS, parti e cila e ka kandiduar dhe zgjedhur si kryetar të Bashkisë së Vlorës.
Kryeministri Rama ishte dje në Vlorë. Ai zhvilloi vizita pune, bëri takime me drejtuesit e PS në qark, me deputetë dhe ish-deputetë, me drejtorë, etj. Në takimin e sotëm kryeministri dhe kryetari i PS, Rama, ka theksuar se kryebashkiaku vlonjat do trajtohet si të ishte i opozitës.
Ai që në fillim u ka bërë të ditur socialistëve të Vlorës se për Kryebashkiakun Dritan Lelin nuk ka më vend në PS, ndaj beteja ndaj tij do të vijojë.
Po ashtu Rama ka paralajmëruar deputetët se asnjë prej tyre nuk do të merret me emërimin e drejtorëve, pasi për këtë do të mblidhet PS dhe do të ketë rotacion për shumë drejtues arrogantë.
‘’Sistemi i emërimeve të drejtorëve nga deputetët ta harroni. Duhet të mblidhet PS që të vendosi, shumë drejtues arrogantë dhe po paralajmëroj se do të ketë rotacion të fortë.
Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do shkëputem nga Vlora. Vlora ka punë të pambaruara dhe pa filluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend në PS, ai vendosi të mos jetë te beteja e rradhës, asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.
Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Leli duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk pranon në këtë formë, ne do vijojmë betejën ndaj kryebashkiakut Leli”- ka thënë kryeministri.
Ndërkohë kryebashkiaku vlonjat i ka pritur me ironi deklaratat e kryeministrit Rama sot në Vlorë. Korrespodentit të KJ, Agron Shehaj (shënim: jo deputeti i PD) numri një i qytetarëve të Vlorës, z. Leli i ka thënë se “Vlora ka Zot, janë qytetarët që vendosin dhe ata janë zotërit e vertetë”. Nënkuptimi i kryebashkiakut vlonjat kishte të bënte se ai është votuar nga qytetarët dhe vetëm ata mund ta shkarkojnë me votë.
Pas deklarimit se Dritan Leli nuk është më përfaqësues i PS-së duket se do vijë hakmarrja ndaj tij. Me prokurori apo me shkarkim duket se ditë të mira nuk do ketë më për Dritan Lelin.
Janë disa emra të njohur në PS që nga viti 2005 të cilët kur i kanë dalë hapur kundër Edi Ramës janë palosur politikisht dhe nuk kanë gjetur qetësi nga pushteti ekzekutiv. Por më rastin e kryebashkiakut të Vlorës, kryeministri ka rënë në hall pasi nuk është “peshk” i lehtë për tu ngrënë, sepse Leli po manifeston mos kokëçarje ndaj akuzave të PS-së dhe konkretisht edhe të kryeministrit Rama.
Diçka po thurr PS-ja e cila ka filluar fushatën nëpër bashki. Mundet gjykata kushtetuese të vendosë për mos njohjen e zgjedhjeve lokalë të 30 qershorit 2019, pra duhen zgjedhje të reja. Por flitet koridorëve të Rilindjes se vetë kryeministri është i interesuar të zhvillojë zgjedhje vendore pranverën e ardhshme që ti jap diçka Lulzim Bashës nga torta e pushtetit.