Dritan Prifti: Ka pasur plan për të më vrarë edhe mua

Dritan Prifti, ne nje interviste për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se akuzat e Tom Doshit janë të vërteta dhe se ish-deputeti i LSI ka qenë në dijeni që në muajin tetor të vitit të kaluar.

Ai tha gjithashtu se ka pasur një plan për të vrarë edhe atë.

Më poshtë intervista e Dritan Priftin

Ylli Rakipi: Ju shkuat në prokurori dhe thatë se ishit të bindur për vërtetësinë e vidos dhe se Ilir Meta do ta vriste Tom Doshin, ku e bazoni ju këtë?

Dritan Prifti: Ata që nuk e besojnë këtë gjë janë shumë të pakët dhe nuk është vetëm opinion, por edhe disa sontazhe….

Ylli Rakipi: I keni ?

Dritan Prifti: …E kanë nxjerrë që 80% e shqiptarëve e vërtetojnë, ata që nuk e besojnë janë disa persona. Unë kam bindjen se akzuat e Doshit janë të vërteta. Bindja vjen si pasojë e atyre që kam marrë nga Doshi,. Unë jam informuar për këtë histori në muajin tetor.

Ylli Rakipi: Prokuroria ka thënë se videoja është bërë në muajin gusht

Dritan Prifti: Në gusht është bërë filmimi i personave brenda lokalit Viva, ndërsa në ditët e para të tetorit është bërë filmimi i Doshit me Durim Bamin. kanë qenë të veshur me xhupa.

Unë e pashë një ditë ne Sheraton me makinë të blinduar dhe e pyeta. Ai më pas më tregoi historinë. Unë nuk kam qenë që nga fillimi, por që nga momenti që ai ma tregoi këtë histori. Unë jam informuar në fillm të tetorit, ndërsa Toma kishte që në gusht që e kishte kete informacion. Ai kishte zgjedhur të mos më informonte më përpara se ishte një vrasje që kishte lidhje edhe me emrin tim.

Ylli Rakipi: Tingëllon pak e çuditshme se ju e keni pasion këtë punën e videos?

Dritan Prifti: Une nuk  kam pasion. Regjistrimet që kam bërë kanë qenë për Ilir Meten dhe të afërmve të tij për të më dhëne mua prova të mjaftueshme se kush ishin ata dhe për tu treguar shqiptarëve se kush ishin ata. Une nuk jam aktorë dhe nuk kam ekspertize se po të kisha, ai regjistrimi me Meten do ishte i kulluar. Meta shpëtoi nga burgu se ajo video u bë nga një person që nuk kishte eksperiencë.

Në këto momente njeriu duhet të jetë i kthjellët. Unë e dija prej 6 muajsh që Meta donte të më largonte. Por nuk ma kishte thënë . madje disa ditë para largimit tim nga LSI isha për drekë me bashkëshorten te shtëpia e Ilir Metës për drekë dhe ai me fali edhe një pikturë. Unë e dija ndërkaq për largimin. Ndaj videoja më shërbente për tu mbrojtur.

Ylli Rakipi: Miku mund t’iu kishte kërkuar ndihmë për shkak të videos suaj?

Dritan Prifti: Unë mendoj se Doshi duhet të më kishte njoftuar më përpara se për shkak të urrejtjes që Meta kishte për mua ai donte të hakmerrej ndaj Tomës për shkak të ndihmës që Doshi më dha në atë periudhe. Toma duhet të më kishte informuar më shpejt pasi mund te ishte vrare me shpejt. Por ai mendoi se duhet te fliste me kryeministrin, prokurorin etj. Nuk kam qefembetje për këtë. Pasi jam informuar jam përpjekur t’i qëndroj prnaë. Une kam krijuar bindjen time personale se kjo eshte vepër e Ilir Metes dhe personave te tjere rreth tij.

Ylli Rakipi: Pse duhet ta vriste Ilir Meta Tom Doshin dhe Fufin duke destabilizuar vendin?

Dritan Prifti: Sa veta jan vrare dhe askush nuk e di. Nuk do te destabilizohej vendi pasi do sillte ca deputetë të tjere. Po ju pyues ju dhe shqiptaret: Pse Tom Doshi kishte interes te sajonte një gjë të tille? Doshi ishte nje dpeutet shume i fuqishem i PS me marredhenie shume te forta personale me kryeministrin, kryetarin e kuvendit, deputetet.

Ylli Rakipi: Kohët e fundit nuk ka qenë kështu?

Dritan Prifti: Doshi merrte në telefon ministrat kur ishte në lokal dhe u thoshte hajde këtu. Kishte një situatë të tille. Pse duhet ta bënte dhe të humbte gjithcka, edhe sulmin ndaj bizneseve te tija?

Ylli Rakipi: Pse Ilir Meta duhet ta vriste? Duhet t’iu vriste juve i bie kështu

Dritan Prifti: Ka pasur një plan edhe për të me vrarë mua.

SHKARKO APP