Dritan Prifti në Prokurori: Ka pasur skenar të mirëmenduar për të vrarë Tom Doshin

Ish-deputeti Dritan Prifti ka dëshmuar sot mbi çështjen "Doshi" në prokurori. Dhe pasi doli nga mjediset e saj dha këtë deklaratë për mediat:

“Në këtë vend po ndodhin gjëra të çuditshme. Ka pasur një komplot dhe një skenar të mirëmenduar për të vrarë deputetin Tom Doshi. Unë kam bindjen se ky grup prokurorësh shumë seriozë, kam bindjen se kjo tentativë për vrasje do të zbardhet. Unë nuk jam Mark Frroku. Erdha këtu dhe kam deklaruar plotësisht të vërtetën, ato që kam deklaruar dhe që di. Nuk më tremd asnjë lloj presioni, apo kërcënimi që bën Ilir Meta , dhe njerëzit pranë tij për të dëshmuar të vërtetën.Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për këto halle nuk dëshiron të thotë të vërtetën unë nuik kam halle të tilla”.

Ftesa për Priftin për të dëshmuar vjen pasi pas përfoljes së tij se ka dijeni për atentatin që deputeti Doshi pretendon se do t’i bëhej me porosi të Ilir Metës.

Nderkaq, dje në ambientet e organit të akuzës dhanë dëshminë e tyre ish-kryeministri Sali Berisha si dhe deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe Mhill Fufi.

SHKARKO APP