Dritan Prifti sot në Prokurori, do të dëshmojë për çështjen “Doshi”

Pas zyrtarëve të lartë të shtetit, sot do të dëshmojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe Dritan Prifti, në lidhje me atë çfarë di për çështjen “Doshi”. Prifti eshte paraqitur ne Prokurori rreth ores 08:57 .

Gazetarja Anduena Llabani na informon se ftesa i është bërë te henen e 9 marsit dhe ish-deputeti Prifti ka konfirmuar se do të paraqitet te marten në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

Ftesa për Priftin për të dëshmuar vjen pasi pas përfoljes së tij se ka dijeni për atentatin që deputeti Doshi pretendon se do t’i bëhej me porosi të Ilir Metës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nderkaq, dje në ambientet e organit të akuzës dhanë dëshminë e tyre ish-kryeministri Sali Berisha si dhe deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe Mhill Fufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?