Dritan Priftin heq emrin nga ortakëria me Tom Doshin

Dritan Prifti e ka hequr emrin e tij nga ortakëria në biznes me Tom Doshin. Pas denoncimit publik të Tom Doshit se kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kishte organizuar vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi, emri i Priftit u përmend për herë të parë në parlament nga deputeti socialist Paulin Sterkaj, për të treguar se kush qëndronte pas akuzave. Tom Doshi e Dritan Prifti kanë një biznes të përbashkët; një pulari në Shkodër. Ky biznes është përmendur këto ditë edhe nga LSI, e cila akuzat ndaj Metës i ka quajtur si “komploti i pularisë”. Por pak ditë përpara se deputeti i Shkodrës t’i bënte publike akuzat, Dritan Prifti i ka shitur aksionet që kishte në kompaninë “Beata”, shkruan Panorama. Siç rezulton nga dokumentat e QKR, Prifti ia ka shitur 5 % të aksioneve Doshit dhe 20 % një kompanie tjetër, “Premiere Service” që është në zotërim të tij. Kështu, ai mbetet aksioner me 20 % i “Beata”, por në dokumentat e QKR nuk figuron më emri i tij.

SHKARKO APP