Dritan Rexhepi u arratis nga Ekuadori nga një gabim në burg

I cilësuar si ”Escobari shqiptar”, Dritan Rexhepi u kap në befasi në 8 nëntor në periferi të Stambollit. Ai kishte arritur të largohej nga Ekuadori me pasaportë kolumbiane, falë një gabimi të sistemit të burgjeve. Mediat italiane shkruajnë se personazhi i njohur si mjeshtri i arratisjeve, duhej të qëndronte brenda vendit me çip elektronik, pasi u lirua nga dënimi me 13 vjet burg për trafik droge.

Hetimet treguan se një person tjetër kishte firmosur në vend të tij sa herë kontrollohej në adresën e banimit, duke i mbyllur sytë policisë. Sa i përket akuzave në Itali, Rexhepi akuzohet për trafikimin e një ngarkese 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro kesh në vitin 2020.

Forcat policore turke shqyen derën e banesës ku brenda saj ishte fshehur Dritan Rexhepi, i cili më pas shfaqet i shtrirë për tokë dhe më pas i vihen prangat. Atij iu gjetën edhe pistoletë, euro dhe bizhuteri në një kasafortë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?