Dritan Rreshka u “dogj” nga KPK, Genc Qana kryeprokuror i Tiranës

Pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të  drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, ka ardhur zëvendësimi i tij. Mësohet se në vend të Rreshkës është vendosur Genc Qana.

Rreshka u shkarkua nga KPK-ja pasi rezultoi se nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij. Qana është emëruar nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Prokurori Genc Qana, ka drejtuar edhe më herët prokurorinë e Tiranës.

Qana vjen në këtë post pas shumë viteve eksperiencë. Prokurori i 21 Janarit dhe Gërdecit, Qana ka hetuar shumë çështje të rëndësishme, mes tyre edhe dosjen e 21 janarit ku bënte pjesë në grupin e 5 prokurorëve që u morën me këtë dosje. Genc Qana është një nga prokurorët që ka qenë pjesë e grupit hetimor të ngjarjes së Gërdecit, ku nga një shpërthim i fabrikës së demontimit të armëve humbën jetën 26 vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?