Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 10:46 Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS. Në përditësim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dritë jeshile për gjuhën shqipe në Maqedoni

Aktualitet E shtunë, 17 Korrik 2021 09:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

VMRO-DPMNE kundër ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse sipas saj me këtë thellohet hendeku ndëretnik. Në procedurë parlamentare ka kaluar leximi i parë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa faza e dytë parasheh ndërhyrjen e mundshme me amendamente nga partitë politike. Pro ligjit kanë votuar 66 deputet ndërsa 41 kundër. Kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve votoi VMRO-DPMNE pasi ata konsiderojnë se me të nuk zgjidhet kjo çështje, por thellohet hendeku ndëretnik. Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare thonë se ky  ligj e bën Maqedoninë shtet dygjuhësor dhe se zgjidhja e ofruar është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Me këtë ligj nuk mbyllen problemet meqë partit politike shqiptare  parlamentare paralajmëruan se ky është vetëm një hap dhe se çështja e përdorimit të gjuhës është e hapur dhe duhet të ketë përmasa të tjera.Proceduar gjatë leximit të parë të ligjit shkeli rregulloren e parlamentit dhe u keqpërdor simboli i BE-së me qëllim që të ulet sasia dhe cilësia e debatit në Parlament “, vlerëson koordinatori i grupit palamentar të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski.

BDI: Me ligjin e ri gjuha shqipe zyrtarizohet

BDI pret që VMRO të rishqyrtojë vendimin dhe në fazën e dytë të mbështesë propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Nëse e lexojmë mirë Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe do të shohim se nuk bëhet fjalë për avancim, por për zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe në organet e nivelit shtetëror të Maqedonisë. Përdorimi i gjuhës do të avancohet edhe në Parlament, por edhe në të gjitha organet tjera të pushtetit qendror, përfshirë qeverinë, gjykatat, prokurorinë dhe institucione tjera”, ka deklaruar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev thonë se asnjë pjesë e propozimit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa theksojnë nevojën për miratimin e një zgjidhjeje adekuate me të cilën do të mbyllet ky problem shumëvjeçar.

Mazedonien Kommunalwahlen Sieg der Regierungspartei SDSM (Reuters/O. Teofilovski)

“Asnjë pjesë e ligjit nuk e hap çështjen e ndryshimit të Kushtetutës. Ne jemi seriozisht të përgatitur për të përmirësuar tekstin e ligjit, për të evituar të gjitha paqartësinë që kanë ekzistuar mbi përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike”, thotë Tomisllav Tuntev, kryetar i grupit parlamentar të LSDM-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

BESA: Përmes amendamete do ta bëjmë shqipen zyrtare

Lëvizja BESA edhe pse mbështeti ligjin në fazë të parë, sërish kanë vlerësime të ndryshme për të. Nga Besa thonë se propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike e avancon përdorimin e gjuhës shqipe në krahasim me zgjidhjen që është në fuqi, por sipas saj me këto ndryshime gjuha shqipe nuk merr statusin e gjuhës zyrtare.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Para 3 minutash
Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Para 4 minutash
Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron p...

Para 15 minutash

“Me këtë propozim-ligj kemi një avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në krahasim me ligjin e fundit por jo edhe zyrtarizim të gjuhës, që është kërkesë e Lëvizjes Besa”, ka thënë Fadil Zendeli, kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Besa. Partia opozitare BESA dhe VMRO-DPMNE kanë bërë të ditur se në leximin e dytë të ligjit të gjuhëve do të propozojnë amendamente.

“Intervenimi ynë nuk do të jetë në tërë ligjin, por vetëm në ato pjesë ku mendojmë se ka mangësi nga ku do ta bënin gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare”, thotë deputeti Fadil Zendeli.Amendamente do të propozojnë edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

“Do t’i shqyrtojmë të gjitha predispozitat demokratike në fazën e ardhshme dhe të largohen dobësitë e këtij ligji”,shprehet Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Bexheti: Ligji hap pozitiv por jo përfundimtar

Akademiku shqiptar Abdulmenaf Bexheti vlerëson se ligji është një hap pozitiv i plotësimit të nevojave të shqiptarëve, ka baza kushtetuese dhe i njëjti duhet të plotësohet edhe më tej që të arrijë nivelin e zyrtarizimit.

“Ligji për gjuhën shqipe, kështu siç është draftuar, duke pasur parasysh ekuacionin politik të shumicës parlamentare, paraqet një avancim maksimalisht të mundur brenda Kushtetutës ekzistuese. Sigurisht që nuk është zgjidhja përfundimtare në përputhje me nevojën dhe realitetin e shqiptarëve në Maqedoni, si gjuhë e dytë zyrtare. Zgjidhja përfundimtare duhet të sigurohet me ndryshimin e Kushtetutës, sapo të krijohen kushte për këtë”, thotë akademiku Abdylmenaf Bexheti.

Me ligjin për gjuhët parashikohet në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë të cilët ushtrojnë detyra publike në pajtim me ligjin dhe institucionet e tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi i saj (gjuha shqipe).Ai duhet t’u mundësojë qytetarëve shfrytëzim, përdorim dhe zbatim të gjuhëve zyrtare dhe shkrimin e tyre edhe në procedurat gjyqësore. Ligji i gjuhëve do të duhet të  miratohet deri në fund të vitit 2017.(DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS
Para 3 minutash

Elisa Spiropali përjashtohet edhe nga grupi parlamentar i PS

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze
Para 4 minutash

Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës! Mbi 5 mijë gjoba, bllokohen mjete luksoze

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar Sel Çamin
Para 15 minutash

Atentati në Fier, zbulohen detaje të reja: autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar ...

Kovac paralajmëron Arsenalin: Dortmundi ka cilësinë për pikët
Para 18 minutash

Kovac paralajmëron Arsenalin: Dortmundi ka cilësinë për pikët

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 13 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 15 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 12 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.