Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Studiuesi Tonin Çobani: Dritëhija pa dritë e një debati për Martin Camaj dhe Ernest Koliqi

Studiuesi Tonin Çobani: Dritëhija pa dritë e një debati për Martin Camaj dhe Ernest Koliqi

Aktualitet
E hënë, 27 Korrik 2020 09:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ese

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dritëhija pa dritë e një debati

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 42 minutash
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 56 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 1 ore

nga Tonin Çobani

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Debati për figura të tilla si Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ka mbetur pezull për shkak të përdorimit të pasaktë të fjalës “dritëhije” (Dritëhije në histori”, “Dritëhijet e historisë”). Në të dy togfjalëshat, që dalin qysh në tituj të disa shkrimeve (pjesë të debatit), të krijohet përshtypja se fjala “dritëhije” është përdorur me kuptimin: dritë dhe hije, bardh dhe zi. Prandaj fjala “histori” (“në histori” dhe “të historisë”),  kur  vjen së bashku me fjalën “dritëhije”  s’ka përse të marrë kuptimet e përgjysmuara të dritëhijes, pra, histori e ndritshme: dritë,  bardh  (që mund të shkonte, ndoshta, për të vlerësuar kohën e Skënderbeut), as të gjysmës tjetër të errët: hije, zi; që mund të shkonte, po ashtu, për të stigmatizuar komunizmin.

Sepse nuk është e njëjta gjë “dritëhije” dhe “dritë dhe hije”. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (FGJSSH (1980) për “dritëhije” thuhet se bëhet fjalë për një diçka me dritë dhe me hije në një pikturë. “Dritëhije e ëmbël. E jep (e pasqyron) me dritëhije.” (f. 377). Në një përkufizim thuhet: “Nëse shpreheni se ka dritëhije në diçka të tillë si performanca, do të thotë se ajo ju pëlqen, pasi pjesë të ndryshme të saj janë të veçanta në tonalitet ose ndjeshmëri. Edhe, nëse e përdorim fjalën “dritëhije” për Camajn dhe Koliqin, ajo mund t’i shkojë veprës së tyre si performancë artistike.

Edhe sot lexova një shkrim që përdor fjalën  ngatërrestare “Dritëhije” Në të vërtetë fjala “Dritëhije” nuk është në vetvete ngatërrestare. Por kur përdoret jo saktë ngatërron ngatërrestarët, pra, ata, që, edhe duan të gjykojnë të tjerët, edhe nuk duan të duken si të tillë. Ata duan të thonë, psh, se Martin Camaj dhe Ernest Koliqi janë agjentë e poliagjentë, si  Mehmet Shehu (siç u tha për të). Por s’ka gjë, ngushëllojnë ata. Të dy (Camaj dhe Koliqi) përsëri janë shkrimtarë dhe studiues të gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe kanë bërë më të mirën për letërsinë e popullit të tyre (krahasuar me çdo kryeministër të të gjitha kohërave, sado që njëri ( Koliqi) ka qenë për disa vjet edhe ministër arsimi).

Por, vazhdon  kori i ngatërrestarëve,  Camaj dhe Koliqi kanë qenë shkrimtarë e studiues në shërbim të të huajve dhe jo të Shqipërisë dhe të shqiptarëve të shpërndarë ndër shtete kufitarë me shtetin e shqiptarëve (ose edhe më larg, nëpër Europë, Amerikë edhe Azi). Dhe për këtë nuk gjejnë ngushëllim për lexuesit dhe admiruesit veprës së tyre. Prandaj, duket, kanë  thirrur në ndihmë fjalën “dritëhije”, kinse po i mbrojnë këta dy personalitete të letërsisë dhe kulturës shqiptare duke vënë në dukje (në anën e dritës) performancën e tyre letrare (për të cilën ngatërrestarët, siç e pohojnë vetë, nuk kanë kompetencë gjykimi) dhe, në anën tjetër (të hijes), duke vënë veprimtarinë e tyre të supozuar agjenturore dhe poliagjenturore.

Kjo është dritëhija pa dritë e një debati, i cili duhet ngarë më tej deri sa të arrihet një gjykim për vlerat (dritëhijet) e krijimtarisë së çdo autori pa nevojën e kurrfarë propagande jashtëletrare dhe jashtëartisitike. Unë kam lexuar diku se edhe Heminguej ka bërë pjesë në struktura bashkëpunuese me CIA-n. Edhe Gorki me KKB-në ndërsa mblidhte disidentët rus nëpër Europë. Por askush nuk e ka trajtuar këtë veprimtari, si hije të zezë të jetës së tyre. Njohim edhe konfliktin Konica-Noli ( “Faik Konica, jeta në Uashington” e Ilir Ikonomit) që, gjithashtu, nuk mbetet si hije e zezë për asnjërin prej shkrimtarëve tanë madhorë.  

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 4 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 13 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 22 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 30 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.