Droga, laçianët e lidhur me mafien spanjolle
Gjatë ”Forumit për sigurinë publike” në Lezhë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar një tjetër histori bandash dhe lidhjesh kriminale.
Duke marrë shkas nga goditja e mafies shqiptare në Spanjë, Xhafaj përmendi se ka të dhëna se disa persona nga Laçi rezultojnë të kenë lidhje me mafien spanjolle, por vetëm kaq, pa përmendur emra apo të dhëna të tjera të identitetit të tyre.
Prej kohësh Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm ka vendosur të përdorë taktikën e denoncimit të bandave kriminale dukë bërë pak a shumë të njëjtën gjë që bën ambasadori amerikan Lu.
Ky i fundit ndryshe nga ministri flet me emra, mbiemra dhe pseudonime të mafies. Deri në këto momente që flasim ”peshku i madh” është në det.
KOHA JONË SONDAZH

