Droga/ Prokuroria merr nën hetim të gjithë shefat e policisë
Një hetim i paprecedentë ka nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas sinjalizimit se kultivimi i kanabisit në të gjithë vendin po bëhet nën mbikqyrjen e efektivëve të policisë, prokuroria ka nisur hetimet për drejtorët dhe shefat e komisariatit në të gjithë vendin.
Të gjithë të dyshuar për bashkëpunim me kultivuesit e drogës. ABCNeës raporton se faktet dhe denoncimet e bëra nga Partia Demokratike do të jenë në bazë të hetimeve të prokurorisë.
Sipas partisë më të madhe në opozitë, informacionet e publikuara në media janë marrë nga shërbimet e huaja informative dhe ato vendase.
KOHA JONË SONDAZH

