Droga që vjen nga Serbia sjell humbje jete, kujdes paralajmëron policia
Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë “Tempulli 4” i zhvilluar nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 350 doza drogë sintetike LCD, e cila është një drogë shumë e rrallë, si për t’u kuptuar dhe njohur që është drogë.
Burime bëjnë me dije se droga LCD vinte nga Serbia në Shqipëri me postë dhe më pas grupi kriminal e shpërndante pothuajse në të gjithë Tiranën.
Droga LCD është një drogë e cila sjell pasojë të rënda shëndetësore te të rinjtë deri në humbje jete.