Drogë, dehje dhe dhunë në familje, disa persona procedohen në Fier

Policia e Fierit ka ndërmarrë veprime gjatë orëve të fundit, duke arrestuar një drejtues mjeti për drejtim në gjendje të dehur dhe duke proceduar penalisht tre shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, përfshirë posedim të lëndëve narkotike dhe dhunë në familje. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan shtetasin B.D., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier nisën procedimin penal për shtetasit I.I., 32 vjeç, dhe O.H., 28 vjeç, të dy banues në Fier, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e dyshuar kanabis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier nisën procedimin penal për shtetasin K.Gj., 68 vjeç, banues në fshatin Grecalli, për dhunë ndaj vëllait të tij.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?