Drogë e “blinduar” në bombulën e gazit të makinës, arrestohet i moshuari

 

Trafikantët po kërkojnë gjithnjë e më shumë rrugë të reja për aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

I tillë është edhe rasti i 58-vjeçarit Gjin Fusha nga Dukagjini i Shkodrës. Fusha u arrestuar në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit nga ana e Policisë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi hashashi e fshehur në bombulën e gazit të makinës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në pjesën e pasme të automjetit, në pjesën e brendshme të bagazhit, u konstatua një bombul gazi me ngjyrë të zezë metalike, e cila kishte shenja të lyerjes me bojë të zezë. Pas hapjes së bombulës, në brendësi të saj u gjet një bombul tjetër metalike, ku pas hapjes u gjet lëndë narkotike Canabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Lënda narkotike ishte e vendosur në disa pako në formë rrethore e mbështjellë me celefon e presuar.

SHKARKO APP