Drogë me vlerë 1 mln euro, në pranga 4 shqiptarë

Gjatë një operacioni antidrogë, policia italiane ka arrestuar katër shtetas shqiptarë. Arrestimet janë bërë në Forli, Cesena, Rimini dhe Ravena.

Sipas mediave vendase, gjatë operacionit janë sekuestruar 6 kilogramë kokainë, 2 kilogramë marijuanë, 200 gramë hashash dhe 54 mijë euro.

Ndërkohë vetë policia ka deklaruar se një pjesë e lëndës narkotike është gjetur në  makinë, ndërsa pjesa tjetër e drogës ishte fshehur në banesën ku rrinin shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë operacion, policia e shtetit fqinj tha se kishte bërë hetime, përgjime, vëzhgime me qëllim që të siguronte prova për të arrestuarit, duke i filmuar nëpër takime dhe shitje të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu të arrestuarit, të cilët nuk bënin asnjë punë, lëviznin lirshëm në zonën Romagna. Mësohet se vlera e përgjithshme e drogës shkonte në treg mbi 1 milion euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?