Drogë, municion luftarak e tritol, pas disa ditësh gjurmim arrestohet 46-vjeçari. Policia jep detajet

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Policia ka vene ne pranga shtetasin P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin, pas nje hetimi disa ditor.

Gjate arrestimit te tij policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, municion luftarak, kallëp me tritol dhe granatë difensive.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit dhe me Prokurorinë e Kurbinit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe në bazë të një hetimi disaditor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shemria”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin:

P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

SHKARKO APP