Drogë në burg, në pranga rrjeti i trafikantëve mes tyre një psikolog

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi dy-mujor me metoda speciale, më datë 27.07.2017 kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Psikologu”. Janë proceduar penalisht pesë shtetas, tre prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë janë ndaluar.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Arjan Belishova 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P.Durrës

Swiss Digital Desktop Reklama

Astrit Hushi 50 vjeç, banues në Durrës

Swiss Digital Mobile Reklama

Saimir Zotkaj 32 vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P.

Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:

Serxhio Shtjalshi 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P.Durrës;

Sodiol Duma 38 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P.Durrës.

Mekanizmi i ngjarjes:

Shtetasi Astrit Hushi (i dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën narkotike tek shtetasi Sodiol Duma (i dyshuar në rolin e furnizuesit) dhe i’a jepte shtetasit Arjan Belishova (i dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , i cili e fuste në ambientet e I.E.V.P. Shtetasi Arjan Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit Saimir Zotkaj, i cili është i burgosur në I.E.V.P. Durrës. Saimir Zotkaj (i dyshuar në rolin e shpërndarësit) e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P. Shtetasi Serxhio Shtjalshi, punonjës në lokalin e I.E.V.P., merrte lekët nga shtetasi Saimir Zotkaj dhe i’a jepte shtetasit Astrit Hushi, lekë me të cilat ky i fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun. Më datë 27.07.2017, shtetasi Astrit Hushi është kapur në flagrancë duke i dhënë lëndën narkotike shtetasit Arjan Belishova, të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A. Belishova, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?