Drogë në lokal. Bien në pranga 5 korçarët, emrat

Policia e Korçës ka arrestuar 5 shtetas ditën e sotme pasi dyshohen si përdorues dhe trafikues të lëndës narkotike. Si provë materiale, unifromat blu kanë sekuestruar disa doze lënde të dyshuar si kanabis sativa, në një ambient të përshtatur për përdorim droge.

Nga njoftimi i policisë mëesohet se shtetasit e arrestuar janë: Artjol R, 21 vjeç, Xhuliano Ll, 26 vjeç, Klisman G, 21 vjeç, Fation B, 23 vjeç, Devis L, 20 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit (ambientit) për përdorim droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapen me disa doza lënde të dyshuar si Cannabis Sativa, në një ambjent të përshtatur për përdorim droge.

Policia arreston në flagrancë 5 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Artjol R, 21 vjeç (nenet 283/2 dhe 285/a)

Xhuliano Ll, 26 vjeç,

Klisman G, 21 vjeç,

Fation B, 23 vjeç,

Devis L, 20 vjeç,

të gjithë banues në Korçë (neni 283/2).

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 28.07.2017, gjatë kontrolleve të ambjenteve të ndryshme që shërbimet e  Policisë, ushtruan për sende të paligjshme si edhe për kapjen e autorëve të dyshuar (at e bir) të shpallur në kërkim, të cilët në bashkëpunim mes tyre pas një konflikti të çastit, tentuan të vrisnin me thikë shtetasin A.S, 53 vjeç, konkretisht në banesën e poseduar nga shtetasi Artjol R, në lagjen nr 8, në të cilën ndodheshin shtetasit e lartpërmendur, këta të fundit në momentin kur kanë parë forcat e Policisë, kanë hedhur nga dritarja, një qese plasmasi me peshë 8.6 gr lëndë të dyshuar si  narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit (ambientit) për përdorim droge”  parashikuar nga nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?