Drogë në shkolla, 233 të arrestuar. Gazetarja: Mes tyre një grua shtatzënë dhe një 74-vjeçare

Gazetarja Glidona Daci, ka zbuluar detaje në lidhje me megaoperacionin anti-drogë. Ajo ka zbuluar se në mesin e të arrestuarve për shitje droge ka qenë edhe një vajzë shtatzënë dhe një i moshuar mbi 74-vjeç.

“Një vajzë shtatzënë dhe 3 të tjera janë përfshirë në shitjen e drogës dhe janë arrestuar gjatë operacionit antidrogë. Një burrë mbi 74 vjeç ishte përfshirë po ashtu në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Çmimi i kokainës në vend ka rënë, sepse ka magazina me shumicë që nuk është shitur. Pastërtia e kokainës sipas ekspertëve shkon deri në 90%. Fakti që shitet lirë tregon se në Shqipëri mund të gjendet më kollaj.

Operacioni ka nisur muaj më parë. Janë fotografuar dhe përgjuar momentet e blerjes së drogës nga persona të infiltruar. Shumica e të arrestuarve janë shpërndarës droge, por jo përgjegjësit kryesorë”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP