Drogë në veri, zbulohet parcela me 270 rrënjë kanabis
Aktualitet E Premte, 20 Gusht 2021 06:51
Ndonëse u deklarua i zhdukur, me sa duket kanabisi vijon të kultivohet në vend.
Policia e Shkodrës ka zbuluar një parcelë me plot 270 rrënjë kanabis në kufi mes dy rretheve, Shkodrës e Pukës.
Bimët narkotike u zbuluan në vendin e njohur si “Shkambi i Zanave” por ende nuk është e përcaktuar se cilit rreth i përket kjo zonë.
Nuk ka ende persona të identifikuar si kultivues të drogës.
KOHA JONË SONDAZH

