Drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohen 33 persona, mes tyre 7 shqiptarë. Ja emrat

33 vetë kanë përfunduar në pranga pas operacionit të koduar “Gentleman” të ekzekutuar nga Guardia di Finanza në disa krahina italiane.

Në qendër të hetimeve që vazhdonin prej dy vitesh ishte një rrjet trafikantësh romë, të cilët ndër të tjera, kishin siguruar pjesën e tyre edhe në rrjetin e trafikimit të marijuanës nga Shqipëria në Itali, në një industri të vërtetë që flitej se qarkullonte rreth 45 milionë euro në vit.

Arrestimet janë kryer në Kalabri, Pulja, Piemonte, Lomabrdi dhe Emilja-Romanja, ku janë sekuestruar mbi tre tonelata lëndë narkotike, përfshi kokainë, heroinë dhe marijuanë, si dhe një numër i madh armatimesh.

Të arrestuarit, organizata e të cilëve njihej si “ndrangeta e romëve”, ka befasuar oficerët e policisë të cilët gjatë hetimeve kanë zbuluar rrjetin ndërkombëtar që kishin ngritur, ku përveç marijuanës nga Shqipëria, arrinin të merrnin nga “gorsistët” amerikano-jugorë kokainë dhe heorinë, që përbënin e biznesin kryesor.

Megjithatë, një prej prokurorëve të çështjes, Vinçenco Luberto, pranon se romët kishin vetëm 5% të tregut të lëndëve narkotike dhe se duhej shumë punë për të kapur peshqit e mëdhenj.

Ja emrat e të arrestuarve

Francesco Abbruzzese, 32 vjeç nga Cassano, Luigi Abbruzzese, 25 vjeç nga Cassano, Gazmend Alliu, 37vjeç nga Trani, Rocco Anello, 53 vjeç nga Filadelfia (Vibo), Salvatore Castellino, 49 vjeç nga Corigliano, Erminia Cerchiara, 38 vjeç nga Cassano, Danilo Ferraro, 26 vjeç nga Cassano, Antonio Giorgio Florio, 47 vjeç nga Corigliano, Vincenzo Fuscaldo, 62 vjeç nga Altomonte, Sergio Gallia, 32 vjeç nga Bisceglie (Bat), Lucrezia Germinario, 47 vjeç nga Bisceglie, Salvatore Nino Ginese, 42 vjeç nga Corigliano, Ngalaver Hajngani, 33 vjeç nga Ferentino (Fr), Lengao Hajngani, 24 vjeç , Zigur Hametaj, 27 vjeç nga Alessandria, Francesco Maiolo, 48 vjeç nga Acquaro, Carmine Alfonso Maiorano, 60 vjeç nga Corigliano, Antonio Malagrinò, 24 vjeç nga Corigliano, Zamir Oruci, 36 vjeç nga Solbiate, Antonio Pavone, 30 vjeç nga Cassano, Klodjan Paza, 35 vjeç nga Olgiate Comasco (Co), Pedro Juan Petrusic, 64 vjeç nga Terranova da Sibari, Francesco Policastri, 48 vjeç nga Schiavonea, Leonardo Policastri, 50 vjeç nga Corigliano, Cosimo Damiano Schiavelli, 28 vjeç nga Corigliano, Giambattista Serio, 38 vjeç nga Policoro, Fisnik Smajlaj, 41 vjeç Shqipëria, Filippo Solimando, 46 vjeç nga Corigliano, Giacomo Solimando, 50 vjeç nga Tursi (Mt),Ilir Ulqinaku, 39 vjeç Shqipëria, Massimiliano (Max) Valente, 40 vjeç nga Bisceglie (Bat), Arben Zela, 32 vjeç nga Bernalda

SHKARKO APP