Drogë poshtë pantallonave, arrestohet polici i burgut të sigurisë së lartë

Fatmir Duqi, efektiv policie në burgun e Peqinit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të fusë në burg lëndë narkotike. Dupi me detyrë efektiv i regjimit të brendshëm, kishte futur 26.1 gramë kanabis në pjesët e tij intime, poshtë pantallonave, dhe donte t’i fuste në një qeli. Ende nuk dihet se për kë e kishte marrë dhe se cilit të burgosur do t’ja jepte efektivi Dupi lëndën narkotike që kishte fshehur nën pantallona. Efektivi është vënë në pranga dhe do të akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

SHKARKO APP