Drogë, viagra, para dhe karrierë, kështu stimulohen ushtarët e ISIS’it

ISIS ka një anë tjetër, që shkon përjet ekzekutimeve publike dhe kërcënimeve ndaj Perëndimit. Është e ajo e strukturës së brendshme të Shtetit Islamik: hierarki dhe rregulla, të cilat po dalin në dritë pas betejeës antiterrorist në Irak dhe Siri.

Të dhënat janë tronditëse. Ushtarët e ISIS marrin 100 dollarë në ditë, por iu jepet dhe drogë dhe Viagra, për të mbjellë terror në botë.

Anfetaminë, metanfetaminë dhe kokainë. Ja se çfarë iu jepet ushtarëve të ISIS në fushëbetejë, raporton Reppublica.  Por, edhe Viagra për të përdhunuar gratë e territoreve të pushtuara.

Sipas CIA­s, për Shtetin Islamik janë të regjistruar 30 mijë meshkuj si luftëtarë. Ata janë të angazhuar 7 në 7 ditë, për 16 orë rresht në ditë.

Pas një muaji luftimesh, ata marrin një licencë.

Një mënyrë tjetër për ta marrë atë, e cila po preferohet gjithmonë e më shumë nga krerët e ISIS, është martesa me një grua nga Iraku ose Siria.

Çdo gjë menaxhohet me një sistem pikësh, ku çdo anëtar i ushtrisë vlerësohet sipas pesë kritereve: roli, pengu i besnikërisë, vjetërsia, rendimenti në luftime dhe lëndimet e pësuara në betejë.

Çdo kriter mund të vlerësohet me maksimumi gjashtë pikë dhe me rritjen e pikëve në total, rriten edhe përfitimet.

Bëhet fjalë për përfitime ekonomike, karta krediti dhe leje special.

Me një rregull, që të gjithë qëndrojnë në bazë: nga ISIS nuk dilet, dhe tentativat për tradhti dënohen edhe me vdekje.

SHKARKO APP